Policia ka gjobitur 421 qytetarë për mos mbajtjen e maskës në publik, gjatë 24 orëve. Secili prej tyre u gjobit me 3 mijë lek.
Janë shoqëruar në ambientet e Policisë në të gjithë vendin, 4 shtetas që nuk kanë pranuar të tregojnë dokumentin e identifikimit, ata janë ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë dhe më pas janë lënë të lirë.
Gjatë kontrolleve janë konstatuar 7 qytetarë që lëviznin në rrugë gjatë orarit të ndalimit të lëvizjes, pa arsye të domosdoshme, të cilët janë ndëshkuar me masën administrative 10.000 lekë secili.