43 pacientë, të cilët kanë qënë pozitiv me Covid-19 dhe tani janë negativizuar po vazhdojnë të trajtohen në dy spitalet Covid.
“Në dy spitalet COVID janë duke marrë shërbim të specializuar 43 qytetarë të cilët kanë qenë pozitivë me COVID-19 dhe aktualisht janë negativizuar ”, – tha Rovena Daja, gjatë njoftimit të përditësimit për gjendjen e koronavirusit në vend.
Aktualisht në spitale po kurohen 175 pacientë të infektuar, nga të cilët 17 janë në terapi intensive dhe 9 të intubuar.