44% e britanikëve mbështesin një mbyllje të vendit për të përmbajtur virusin, ndërsa 34 përqind janë kundra. 17 % as nuk mbështet as nuk kundërshton dhe 5 % shprehen se nuk e dinë, sipas studimit të bërë nga kompania Ipsos Mori.
Ndërsa 76 % mbështesin një mbylljen lokale dhe 9% janë kundra. 69 % mbështesin ndalimin e të gjitha udhëtimeve me vendet e tjera, 59% mbështesin ndalimin e personave që dalin natën, dhe 51% mbështesin mbylljen e të gjitha restoranteve dhe pabeve.
34 përqind mbështesin mbylljen e shkollave ndërsa 39 përqind mbështesin mbylljen e universiteteve. 54 përqind e britanikëve shprehen se komunikimet e qeverisë për masat ndaluese të koronavirusit ishin të paqarta.