
Policia ka gjobitur gjatë 453 qytetarë për mosmbajtjen e maskës në publik gjatë 24 orëve. Secili prej tyre u gjobit me 3 mijë lek.
Policia ka shoqëruar 5 qytetarë që nuk kanë pranuar të tregojnë dokumentin e identifikimit. Ata janë ndëshkuar me gjobë 3.000 lekë dhe më pas janë lënë të lirë.
Që prej 15 tetorit, në vend është e detyrueshme mbajtja e maskës mbrojtëse në çdo ambient jashtë banesës.