Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike njoftoi të martën se në Kosovë në 24 orët e fundit janë regjistruar 3 viktima.
Ndërkohë, nga testimi i 1.494 mostrave në laboratorët publik dhe privat, kanë rezultuar 49 raste pozitive.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 346 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve shkon në 98.223 raste.
Mbeten 6.102 raste aktive.
Rastet e vdekjes janë nga komunat: Gjilan 2 raste (88, 68 vjeç), Prishtinë 1 rast (70 vjeç). .
Prej fillimit të pandemisë, Kosova ka regjistruar 106 538 raste me COVID-19, prej të cilave tyre dhe 2.213 pacientë kanë humbur jetën.