5 deputetë kërkojnë të pezullohet vetingu i policisë

Nga Exit News
5 deputetë kërkojnë të pezullohet vetingu i policisë

5 deputetë, 4 deputetë socialistë dhe një deputet i opozitës parlamentare kanë kërkuar ndalimin e vetingut për policët e thjeshtë dhe nisjen e vetingut për punonjësit e Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat. Kjo kërkesë u bë me justifikimin se punonjësit e SHÇBA-së duhet të vetohen përpara se të zgjedhin policët e rinj.

Në qershor 2020, qeveria propozoi ndryshimin e ligjit të vettingut në Polici. Projektligji i ri kërkoi hetimin e punonjësve të Policisë edhe nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Shqetësimet (ShÇBA), paralelisht me Komisionin e Jashtëm të Vlerësimit.

Në ligjin e miratuar nga Kuvendi më 2018, dhe i propozuar nga ish-ministri i Brendshëm Xhafaj, ShÇBA-ja u përjashtua nga procesi i vetingut, dhe kontrolli i policëve kryhej nga Komisioni i Jashtëm i vettingut.

Ligji i vetingut u kthye nga Presidenti Meta pasi nuk plotësonte kushtet për një vetting të paanshëm dhe vendoste policinë nën kotrollin e qeverisë. Por, shumica socialiste në Kuvend e miratoi pavarësisht kritikave të Presidentit.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>