Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha bëri homazhe në varrezat e dëshmorëve me rastin e 5 majit. PD njoftoi se Basha ka nderuar Azem Hajdarin, she 22 intelektualë të pushkutuar nga diktatura komuniste.
Gjithashtu, sipas PD-së Basha ka vendosur një kurorë me lule në nderim të kapiten Feti Voglit, i cili ra në krye të detyrës në Afganistan, dhe tek Skerdilajd Llagami, i rënë në luftën për çlirimin e Kosovës.
5 maj është “Dita e Dëshmorëve të Atdheut”, për nderim të luftëtarëve shqiptarë të rënë për çlirimin e vendit. Shqipëria caktoi 5 maj për nder të përkujtimit të vrasjes në 5 maj 1942 të Qemal Stafës, ish-sekretari politik i të rinjve komunistë.