
Rreth 5 mijë hektarë tokë janë përmbytur në fshatrat Murqinë, Derven, Luz, Bilaj dhe Mallkuç për shkak të reshjeve të dendura gjatë natës.
Rreth 50 banesa janë nën ujë si pasojë e daljes së lumit Ishëm nga shirat e dendur. Banorët janë evakuuar nga banesat e tyre.
Sipas mediave, niveli i ujit nuk ka pësuar rritje krahasuar me një ditë më parë duke mos pasur përkeqësim të mëtejshme të situatës.