Pesë pacientë me Covid-19 humbën jetën në 24 orët e fundit, duke e çuar totalin e viktimave në vend në 358.
Ata janë:
- një 57 vjeçare nga Kruja,
- një 60 vjeçar nga Bulqiza,
- një 62 vjeçar nga Lezha,
- një 67 vjeçar nga Tirana,
- një 82 vjeçar nga Elbasani.
Që prej fillimit të pandemisë në vend kanë humbur jetën 358 persona me Covid, të shpërndarë nëpër qarqe si më poshtë:
- Në qarkun Tiranë 170 viktima,
- Në qarkun Durrës 46 viktima,
- Në qarkun Shkodër 39 viktima,
- Në qarkun Elbasan 23 viktima,
- Në qarkun Fier 18 viktima,
- Në qarkun Korçë 16 viktima,
- Në qarkun Lezhë 15 viktima,
- Në qarkun Kukës 10 viktima,
- Në qarkun Dibër 8 viktima,
- Në qarkun Vlorë 7 viktima,
- Në qarkun Gjirokastër 4 viktima,
- Në qarkun Berat 2 viktima.
Aktualisht në dy spitalet Covid po kurohen 178 pacientë, prej të cilëve 13 po trajtohen në terapi intensive dhe 5 janë të intubuar.