5 persona të vdekur dhe 704 raste të reja në 24 orët e fundit në Kosovë

Nga Exit News
5 persona të vdekur dhe 704 raste të reja në 24 orët e fundit në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike njoftoi të enjten se kanë vdekur pesë persona, të cilët kishin qenë të infektuar me koronavirus.

Rastet e vdekjeve raportohen të jenë nga komunat: Gjilan 1 rast (73 vjeç), Mitrovicë 1 rast (67 vjeç), Pejë 1 rast (69 vjeç), Prizren 1 rast (56 vjeç) dhe Skenderaj 1 rast (71 vjeç).

Pas testimit të 4 291 mostrave në laboratorët shtetërorë dhe privatë, janë regjistruar edhe 704 raste të reja me koronavirus.

Sipas raportit ditor të IKSHPK-së, janë shëruar 342 persona.

Që fillimit të pandemisë, Kosova ka regjistruar në total 79 793 raste me COVID-19, prej të cilave, 1 736 raste kanë përfunduar me fatalitet dhe 66 321 persona janë shëruar.

Aktualisht në Kosovë gjenden 11 736 raste aktive.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>