Të paktën pesë shkolla në qarkun e Beratit janë prekur nga Covid-19.
Të mërkurën, mes 14 të infektuarve të rinj të raportuar, janë pesë mësues dhe një nxënës, në shkolla të ndryshme.
Kështu:
- 2 mësues janë infektuar në shkollën 9-vjeçare të fshatit Karkanjoz;
- 1 mësues është infektuar në shkollën e mesme “Muhamerr Janina” në Urën-Vajgurore;
- 1 mësues është infektuar në shkollën 9-vjeçare “Thimi Tani” në Berat;
- 1 mësues është infektuar në shkollën 9-vjeçare “Sali Gjuka” në Urën-Vajgurore;
- 1 nxënës është infektuar në shkollën 9-vjeçare të fshatit Karkanjoz.
Deri më tani nuk ka asnjë njoftim për pezullimin e mësimit në këto shkolla.
Të mërkurën u shënua numri më i lartë i të infektuarve të rinj me Covid-19 në vend: 1,007 raste mes 3,849 të testuarve.