5 shkolla në Berat preken nga Covid-19

Nga Exit News
5 shkolla në Berat preken nga Covid-19

Të paktën pesë shkolla në qarkun e Beratit janë prekur nga Covid-19.

Të mërkurën, mes 14 të infektuarve të rinj të raportuar, janë pesë mësues dhe një nxënës, në shkolla të ndryshme.

Kështu:

  • 2 mësues janë infektuar në shkollën 9-vjeçare të fshatit Karkanjoz;
  • 1 mësues është infektuar në shkollën e mesme “Muhamerr Janina” në Urën-Vajgurore;
  • 1 mësues është infektuar në shkollën 9-vjeçare “Thimi Tani” në Berat;
  • 1 mësues është infektuar në shkollën 9-vjeçare “Sali Gjuka” në Urën-Vajgurore;
  • 1 nxënës është infektuar në shkollën 9-vjeçare të fshatit Karkanjoz.

Deri më tani nuk ka asnjë njoftim për pezullimin e mësimit në këto shkolla.

Të mërkurën u shënua numri më i lartë i të infektuarve të rinj me Covid-19 në vend: 1,007 raste mes 3,849 të testuarve.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>