Pesë vende të Evropës kanë marrë masa ekstreme për përballimin e krizës së koronavirusit.
Franca, Spanja, Gjermania, Italia, Zvicra kanë ndaluar aktivitetet publike me më shumë se 1 mijë persona.
Çdo aktivitet tjetër me më pak se 1 mijë persona kërkon autorizim nga autoritetet përkatëse.
Italia, vendi më i prekur në Evropë ka vendosur shtet-rrethim në 11 qytete dhe në rajonin e Lombardisë.
Arabia Saudite pezulloi fluturimet në nëntë aeroporte, ndërsa Egjipti pezulloi hyrjet e turistëve në tempujt e tij më të famshëm përgjatë Nilit në Luxor.
Ndërkohë në Kinë u hapën sot shkollat në qytetin Qinghai. Ky është qyteti më pak i prekur nga koronavirusi, ku janë identifikuar 18 persona por asnjë nuk ka humbur jetën.