Policia e Vlorës arrestoi, të martën, pesë persona të akuzuar për kultivim të bimëve narkotike.
Të arrestuarit nga mosha 39 deri në 59 vjeç, janë banues në fshatin Akerni të Vlorës.
Ata u kapën në flagrancë duke tentuar të kultivonin kanabis në një zonë të pyllëzuar të fshatit Vllahinë, Vlorë.
Hetimet po vazhdojnë nga prokuroria e Vlorës.