
Ka arritur në pesë numri i personave të infektuar me koronavirus në Kosovë. Dy persona u identifikuan sot, pas tre të identifikuar dje.
Personat e diagnostikuar sot sot janë një burrë 42 vjeç, i afërm me të moshuarin 77-vjeçar të identifikuar dje; personi i dytë është një grua 37 vjeç, e cila jeton në Brescia të Italisë dhe ka hyrë më 3 mars në Kosovë.
Ndërkohë dyshohen 67 raste të mundshme të cilat po testohen.
Qeveria e Kosovës ka marrë një sërë masash për të ndaluar përhapjen e koronavirusit duke pezulluar transportin urban në Kosovë, mbyllur kufijtë tokësorë dhe duke pezulluar udhëtimet ajrore nha Aeroporti i Prishtinës.
Njësoj si në Shqipëri, edhe në Kosovë janë mbyllur të gjitha kafet, baret, restorantet dhe qendrat tregtare.