5 të infektuar me koronavirus në Kosovë

Nga Exit News
5 të infektuar me koronavirus në Kosovë

Ka arritur në pesë numri i personave të infektuar me koronavirus në Kosovë. Dy persona u identifikuan sot, pas tre të identifikuar dje.

Personat e diagnostikuar sot sot janë një burrë 42 vjeç, i afërm me të moshuarin 77-vjeçar të identifikuar dje;  personi i dytë është një grua 37 vjeç, e cila  jeton në Brescia të Italisë dhe ka hyrë më 3 mars në Kosovë.

Ndërkohë dyshohen 67 raste të mundshme të cilat po testohen.

Qeveria e Kosovës ka marrë një sërë masash për të ndaluar përhapjen e koronavirusit duke pezulluar transportin urban në Kosovë, mbyllur kufijtë tokësorë dhe duke pezulluar udhëtimet ajrore nha Aeroporti i Prishtinës.

Njësoj si në Shqipëri, edhe në Kosovë janë mbyllur të gjitha kafet, baret, restorantet dhe qendrat tregtare.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>