5 pacientë të rinj me Covid-19 janë zbuluar në 24 orët e fundit, duke e çuar totalin e të prekurve në Vlorë në 6.
4 prej të infektuarve janë pjestarë të familjes së pacientit që u zbulua dje. Ai ishte një bojaxhi që ditët e fundit kishte punuar në Himarë.
Bashkëshortja e tij, tashmë e infektuar dhe ajo, është punonjëse në një fasoneri në Vlorë.
Përveç familjarëve të bojaxhiut, ka rezultuar dhe një tjetër i infektuar, rast i ri për të cilin po bëhet hetimi epodemiologjik.
Të gjithë persona e prekur kanë simptoma të lehta dhe po qëndrojnë në shtëpi.
Vlora ka qenë një nga qytetet më pak të prekura nga Covid-19, me vetëm 5 të infektuar që prej fillimit të pandemisë në vend.
Tani në qytet ka 6 të sëmurë aktivë.