5 vende të BE-së kërkojnë pjesmarrjen e Ballkanit Perëndimor në Konferencën mbi të ardhmen e BE-së

Nga Exit News
5 vende të BE-së kërkojnë pjesmarrjen e Ballkanit Perëndimor në Konferencën mbi të ardhmen e BE-së

Të katër vendet e Grupit të Visegrádit, Hungaria, Polonia, Republika Çeke dhe Sllovakia dhe Austria, i kanë dërguar një kërkesë të re udhëheqjes së Bashkimit Evropian, duke kërkuar që vendet e Ballkanit Perëndimor të përfshihen në bisedimet zyrtare mbi të Ardhmen e Bashkimit Evropian.

Ekzistenca e një dokumenti u konfirmua nga disa media rajonale.

Sipas European Western Balkans, vendet shkruanin se ata besonin se rajoni duhet të kishte të drejtën dhe mundësinë për të shprehur pikëpamjet mbi të ardhmen e Bashkimit Evropian, duke pasur parasysh se ai ka një perspektivë shumë të qartë të anëtarësimit në BE.

E njëjta kërkesë u bë, në mars 2021 nga anëtarët e Qendrës së Politikave Evropiane Janis A. Emmanouilidis dhe Corina Stratulat në komentin e tyre mbi Deklaratën e Përbashkët të Konferencës mbi të ardhmen e Evropës, e cila la vendet e Balkkanit jashtë Konferencës.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>