5 viktima dhe 506 infektime të reja në Kosovë

Nga Exit News
5 viktima dhe 506 infektime të reja në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike njoftoi të mërkurën se në Kosovë në 24 orët e fundit janë regjistruar 5 viktima.

Ndërkohë, nga testimi i 3 084 mostrave në laboratorët publik dhe privat, kanë rezultuar 506 raste pozitive.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 761 pacientë, teksa numri i përgjithshëm i të shëruarve shkon në 89 141 raste.

Mbeten 11 496 raste aktive.

Rastet e vdekjes janë nga komunat: Ferizaj 1 rast (62 vjeç), Gjakovë 1 rast (72 vjeç), Prishtinë 1 rast (70 vjeç), Viti 1 rast (59 vjeç), Vushtrri 1 rast (69 vjeç).

Moshat e viktimave variojnë midis 59 dhe 72.

Prej fillimit të pandemisë, Kosova ka regjistruar 102 742 raste raste me COVID-19, prej të cilave tyre dhe 2 105 pacientë kanë humbur jetën.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>