Partia Demokratike, përmes Albana Vokshit ka njoftuar për median, të shtunën, se 50 mësues janë të infektuar me koronavirus në vend, duke rrezikuar shëndetin e fëmijëve në shkolla. Sipas PD-së, shkollat e prekura janë:
Gjimnazi “Ismail Qemali”, ku nëndrejtoresha ka rezultuar me COVID, duke infektuar edhe 2 mësuese të tjera. Gjithçka është mbajtur e fshehur deri në denoncimin e një mësueseje, ndërkohë që janë testuar një numër i kufizuar mësuesish.
Tek gjimnazi “Petro Nini Luarasi” ka më shumë se 5 mësues të infektuar, por situata kritike mbahet e fshehtë.
Tek shkolla “Jerodim De Rada”, 10 mësues janë të infektuar dhe 12 të tjerë të karantinuar
.
Në Delvinë janë 3 të infektuar: 1 mësuese, 1 edukatore kopshti dhe 1 sanitare.
Në Sarandë janë 9 mësues, edukatorë dhe sanitarë të infektuar.
Në Ersekë janë 12 mësues të infektuar.
Edhe në Bulqizë janë 4 mësues me Covid, por nuk është urdhëruar pezullimi i mësimit siç parashikonte edhe vetë udhëzuesi i qeverisë.