
Një 50 vjeçar shqiptar u arrestua të martën nga policia greke, pasi akuzohet se ka tentuar të vriste bashkëshorten me çekiç.
Ngjarja e rëndë ndodhi në ishullin e Kretës.
Gruaja ka shkuar në Polici dhe ka bërë denoncimin kundër burrit të saj, raporton gazetari Shpëtim Zinxhiria.
Policia, më pas, kontrolloi makinën e 50- vjeçarit, ku gjeti rmën e ftohtë me të cilën dyshohet se kërkoi të vriste gruan e tij.