Viktimat nga Covid-19 në Shtetet e Bashkuara janë mbi 140,000.
Rastet vijojnë të shtohen në 42 nga 50 shtetet amerikane, raporton Reuters.
Nga fundi i qershorit Shtetet e Bashkuara kanë parë një rritje të lartë të të infektuarve dhe tashmë edhe të viktimave.
Amerika po humbet thuajse 5,000 qytetarë çdo javë nga koronavirusi.
Ndërkohë vendi fqinj, Kanadaja, ka regjistruar 8,800 viktima në total, nga nisja e pandemisë.