Policia ka vendosur sot (20 tetor) në të gjithë vendin, 522 gjoba për mos mbajtje të maskës në ambjente të hapura. Vlera e gjobave arrin në 15 milionë lekë.
Me 15 tetor ishte dita e parë e zbatimit të vendimit për vendosjen e maskave edhe në rrugë dhe parqe.
Vendimi i qeverisë u morr pas rritjes së numrave të të infektuarve. Sot u raportua numri më i lartë i infektimeve, me 301 raste në 24 orë.