Deri të enjten, në Shqipëri ishin testuar 53 persona për koronavir dhe asnjë prej tyre nuk është i infektuar me koronavirus.
Tre rastet më të fundit të testuara kanë qenë persona që kanë udhëtuar në vende të prekura nga virusi.
Të dhënat janë bërë sot publike nga Eugena Tomini, fu8nksionare në Institutin e Shëndetit Publik. Ajo informoi se në shërbimin e urgjencës kanë telefonuar 1538 qytetarë, nga të cilët 38 kanë ardhur nga Italia. Këta të fundit janë testuar dhe kanë rezultuar të paprekur.
Ministria e Shëndetësisë këshillon të gjithë qytetarët që kanë udhëtuar në vendet e prekura të vetëizolohen për 14 ditë. Personat që kanë udhëtuar në vendet e prekura dhe shfaq simptoma virusi duhet të telefonojë urgjencës në numrin e telefonit 127.
Deri më tani, asnjë shqiptar nuk rezulton i prekur nga virusi, as në Shqipëri dhe as në vendet e prekura.