56 mijë doza Pfizer mbërrijnë në vend

Nga Exit News
56 mijë doza Pfizer mbërrijnë në vend

56 mijë doza Pfizer mbërritën të pemten në vend. Lajmin e dha Kryeministri Rama në një postim në Facebook, duke i bërë thirrje qytetarëve të vaksinohen.

“Një ftesë për çdo qytetar për të shfrytëzuar muajin e hapur të vaksinimit masiv: Vaksinohuni sa më parë në qendrën tuaj shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit”, shkroi Rama.

Të gjithë personate shëndetshëm mund të vaksinohen vetë me një letërnjoftim me vaksinat AstraZeneca dhe Sinovac.

Ndërsa të gjithë personat të cilët kanë sëmundje autoimmune, autoinflamatore, diabet ose sëmundje të mushkrive mund të vaksinohen me Pfizer pranë mjekes së familjes.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>