Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike njoftoi të shtunën se në Kosovë në 24 orët e fundit janë regjistruar 9 viktima.
Ndërkohë, nga testimi i 4 351 mostrave në laboratorët publik dhe privat, kanë rezultuar 571 raste pozitive.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 727 pacientë, teksa numri i përgjithshëm i të shëruarve shkon në 81 561 raste.
Mbeten 13 930 raste aktive.
Rastet e vdekjeve janë nga komunat: Prishtinë 3 raste (80, 79, 66 vjeç), Ferizaj 1 rast (80 vjeç), Gjakovë 1 rast (65 vjeç), Lipjan 1 rast (81 vjeç), Rahovec 1 rast (48 vjeç), Shtime 1 rast (81 vjeç), Vushtrri 1 rast (58 vjeç).
Prej fillimit të pandemisë, Kosova ka regjistruar 97 467 r raste me COVID-19, prej të cilave tyre dhe 1 976 pacientë kanë humbur jetën.