Shqipëria: ndër çmimet më të larta në botë për naftën

Shqipëria: ndër çmimet më të larta në botë për naftën

Çmimi e shitjes së naftës në Shqipëri është ndër më të lartët në të gjithë botën.

Sipas portalit Global Petrol Prices, Shqipëria renditet e 14-ta në botë, e 9-ta në Europë dhe e para në rajon për shtrenjtësinë e naftës.

Qytetarët shqiptarë paguajnë për një litër naftë afërsisht njësoj sa në Danimarkë, Zvicër apo Monaco, që janë mes pesë vendeve me mirëqenien më të lartë në Europë.

Një litër naftë në Shqipëri kushton rreth 40 për qind më shtrenjtë se në Maqedoni dhe 33 për qind më shumë se në Malin e Zi. Qytetarët shqiptarë paguajnë të paktën rreth 20 për qind më shumë për naftën se sa secili prej tre vendeve më të pasura të rajonit—Sllovenia, Greqia dhe Kroacia.

Ndërkohë, cilësia e naftës që tregtohet në vend është më e ulët se në vendet e tjera, për shkak të mungesës së kontrollit të standarteve nga qeveria edhe pse autoritetet kanë zbuluar me qindra pika karburanti që shesin naftë jashtë standarteve teknike.

Ajo që e bën situatën edhe më domethënëse është fakti që edhe pse çmimi i naftës në botë ka rënë në mënyrë të jashtëzakonshme, kjo ulje është reflektuar shumë pak në tregun vendas. Të dielën, çmimi i një fuçie nafte bruto në tregjet ndërkombëtare ra nën 29 dollarë, çmimi ky më i ulët në 15 vitet e fundit.

Operatorët e tregtimit të naftës në vend fajësojnë taksat e larta, që arrijnë në rreth 67 për qind të kostos, si dhe rritjen e tarifave të liçensimit. Por, kjo sërish nuk shpjegon faktin se pse rënia e madhe e çmimit botëror të naftës përcillet shumë pak në tregun shqiptar.

 

 

 

 

 

 

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>