Këshilli i Ministrave dorëzoi dje në Kuvend një projektligj për zejtarine, me qëllim mbrojtjen e interesave të kësaj kategorie. Projekligji parashikon krijimin e Dhomës Kombëtare të Zejtarisë, që do të fokusohet në përmirësimin e imazhit të zejtarëve. Në dy vitet e para të krijimit, Dhoma do të mbështetet financiarisht nga buxheti i shtetit.
Një tjetër synim është nxitja e zhvillimit të zejtarisë, përmes rritjes së bashkëpunimit mes kompanive private, publike dhe institucioneve shtetërore, si për investime, ashtu dhe në formimin profesional të zejtarëve të rinj.
Ky është projektligji i parë për zejtarinë. Deri më tani veprimtaria, kualifikimi dhe organizimi i tyre nuk rregullohej me ligj.