6 aksidente janë rregjistruar këtë të mërkurë në vend, ndër të cilët kemi 2 viktima dhe disa të plagosur.
Aksidenti i parë ka ndodhur në Vlorë, ku një 75-vjeçar, Qemal Lamani humbi jetën pasi u përplas nga një makinë.
Aksidenti tjetër me pasojë vdekje ndodhi në Kavajë tek mbikalimi i Hariza, ku një makinë e përplasi një 47 vjeçare me iniciale T.L. Për shkak të plagëve të marra qytetarja nuk arriti të mbijetonte.
Në autostradën Lezhë- Milot, u aksidentuan një kamionçinë e bashkisë së Lezhës dhe një mjet tjetër tip ‘BMV’. Si pasojë mbeti i plagosur shoferi i kamionçinës, që u dërgua në spital, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Tre makina janë përplasur në rrugën nacionale Bulqizë – Peshkopi duke shkaktuar disa të plagosur.Dyshohet se shkaktar i aksidentit ka qënë parakalimi i gabuar i njërës prej makinave.
Në Vorë janë rregjistruar 2 aksidente, ku kemi 4 të plagosur dy prej të cilëve foshnje.