
3 punonjës të Fondit të Sigurimit të Barnave dhe 3 punonjës të recepsionit të urgjencës në Spitalin “Nënë Tereza” janë diagnostikuar me Covid-19, në 24 orët e fundit. Lajmin e dha News24.
Gjithashtu, mësohet se zyrat e FSDKSh-së po dezinfektohet dhe po kryehet testimi i të gjithë stafit.
Më 10 qershor në vend u zbuluan 42 të infektuar me koronavirus.