
6 raste të reja me koronavirus janë vërtetuar sot në Shkodër, shkruan Top Channel. Sipas burimeve një prej të infektuarve është punonjës i policisë në burgun e Reçit, një infermiere në Spitalin Rajonal, dhe 4 raste janë kontakte të personave të infektuar.
Shkodra është vendi i dytë më i prekur, pas Tiranës, me 70 të infektuar dhe disa vatra infeksioni.
Ndër vatrat më të rrezikshme është spitali rajonal, ku vetëm dje një infermiere ka infektuar 4 pacientë. Infermierja e ka marrë virusin nga një tjetër infermier me Covid-19, i cili u infektua nga një paciente.