
Gjashtë persona u vranë me armë mesnatën e së dielës gjatë një ditëlindjeje në një shtëpi lëvizëse në Colorado Springs, sipas një raportimi të CNN.
Policia njoftoi se vrasësi – i cili dyshohet se ishte i dashuri i njërës prej viktimave – shkoi në shtëpinë ku po mbahej një festa dhe hapi zjarr. Më pas ai vrau veten.
“Si shef policie, si bashkëshort, si baba, si gjysh, si anëtar i këtij komuniteti, zemra ime dhemb për familjet që kanë humbur të dashurit dhe fëmijët që kanë humbur prindërit e tyre,” u shpreh Shefi i Policisë së Colorado Springs, Vince Niski para gazetarëve të hënën.
Autoritetet po punojnë për të zbuluar motivin, ndërkohë që janë ende duke identifikuar viktimat e duke lajmëruar familjarët.
.