6 të vdekur nga një sulm me armë në një ditëlindje në Kolorado

Nga Exit News
6 të vdekur nga një sulm me armë në një ditëlindje në Kolorado

Gjashtë persona u vranë  me armë mesnatën e së dielës gjatë një ditëlindjeje në një shtëpi lëvizëse në Colorado Springs, sipas një raportimi të CNN.

Policia njoftoi se vrasësi – i cili dyshohet se ishte i dashuri i njërës prej viktimave – shkoi në shtëpinë ku po mbahej një festa dhe hapi zjarr. Më pas ai vrau veten.

“Si shef policie, si bashkëshort, si baba, si gjysh, si anëtar i këtij komuniteti, zemra ime dhemb për familjet që kanë humbur të dashurit dhe fëmijët që kanë humbur prindërit e tyre,” u shpreh Shefi i Policisë së Colorado Springs, Vince Niski para gazetarëve të hënën.

Autoritetet po punojnë për të zbuluar motivin, ndërkohë që janë ende duke identifikuar viktimat e duke lajmëruar familjarët.

.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>