Ministria e Mbrojtjes njoftoi të martën se vatra e zjarrit në majën e Rrunës në Kukës u izolua.
Ndërsa vatrat e tjera të zjarrit që vazhdojnë të mbeten të hapura janë zona Laku i qershive, në fshatin Thirrë në Fan të Mirditës, në fshatin Munellë dhe Domgjon, mbi fshatin Dukat, në fshatin Patalej të Lezhës dhe në Malin e Tomorrit, në zonën shkëmbore mbi “Teqenë e Kulmakut”.
Zjarret në Krushovë, Gjonomadh dhe Leshnjë në bashkinë Korçë si dhe zjarri në zonën e quajtur Guri i Nikës në bashkinë Pogradec po mbahen nën kontroll nga forcat në terren dhe teri tani nuk paraqesin problem.
Në qarqet Gjirokastër, Fier, Dibër, Tiranë, Elbasan dhe Shkodër situata paraqitet pa probleme.