6 viktima dhe 141 të infektuar të rinj me Covid-19 në Kosovë

Nga Exit News
6 viktima dhe 141 të infektuar të rinj me Covid-19 në Kosovë

141 të infektuar të rinj dhe 6 viktima janë raportuar në 24 orët e fundit në Kosovë.

Që prej fillimit të pandemisë në mars, 416 pacientë kanë humbur jetën ndërsa raporton 11 686 të infektuar.

Në total në Kosovë ka ende 3 708 pacientë aktivë, ku shumica e tyre është në Prishtinë.

Ministria e Shëndetësisë i ka bërë apel vazhdimisht qytetarëve që të tregojnë kujdes dhe të zbatojnë masat e rekomanduara, pasi numri i pacientëve të shtruar në spitale ka arritur kulmin dhe pothuaj në gjithë spitalet rajonale në Kosovë, si dhe në spitalin Infektiv nuk ka më vende të lira.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>