
363 të infektuar të rinj me koronavirus janë zbuluar në 24 orët e fundit në Kosovë, mes 1.589 personave të testuar.
Kjo është dita e parë pas më shumë se një javë që regjistrohen mbi 300 të infektuar të rinj në Kosovë.
Në 24 orët e fundit, gjashtë pacientë me Covid kanë humbur jetën. Ndërsa 418 pacientë janë shëruar.
Në total, që prej marsit 2020, në Kosovë janë regjistruar 55.498 të infektuar me Covid-19. Prej tyre, 1.405 persona kanë humbur jetën, 48.990 janë shëruar dhe 5.103 janë ende të infektuar.