372 të infektuar të rinj me koronavirus janë zbuluar në 24 orët e fundit në Kosovë, mes 2.856 personave të testuar.
Në 24 orët e fundit, gjashtë pacientë me Covid kanë humbur jetën. Ndërsa 333 pacientë janë shëruar.
Në total, që prej marsit 2020, në Kosovë janë regjistruar 63.805 të infektuar me Covid-19.
Prej tyre, 1.540 persona kanë humbur jetën, 55.224 janë shëruar dhe 7.041 janë ende të infektuar.