Sipas një artikulli të AFP-së, më shumë se 1,500,017,337 doza vaksinash janë administruar deri tani në 210 vende të botës. Gati 60% e tyre janë administruar në tre vende: Kina (421.9 milion), SHBA (274.4 milion) dhe India (184,4 milion).
Në Izrael, gati gjashtë në 10 banorë janë vaksinuar plotësisht, ndërsa 32% e evropianëve kanë marrë një dozë. Vetëm 11 vende ende nuk kanë nisur vaksinat.
Instituti i Serumit i Indisë – prodhuesi më i madh i vaksinave në botë – tha të martën se shpreson të rifillojë eksportet deri në fund të vitit, duke rihapur furnizimin në shumë vende më të varfra.
India e ndaloi prodhim pas probelme me gjendjen e koronavirusit dhe me stuhinë e ndodhur këtë javë ku humbën jetën 99 persona.