60 përqind e të prekurve nga koronavirusi janë shëruar. Kështu njoftoi ministria e shëndetësisë në përditësimin për situatën e Covid-19 në vendin tonë.
Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 94 qytetarë duke e çuar numrin e përgjithshëm në 5976.
Ndërkohë numri i të infektuarve ka arritur në 10 mijë, ku gjatë 24 orëve të fundit janë zbuluar 135 raste të reja.