![Koronavirus, Covid-19, Gjoba, Policia, Infografiku nga Diver Santi ©️Exit News 606 gjoba për mosmbajtjen e maskës në publik](https://exit.al/wp-content/uploads/2020/10/WhatsApp-Image-2020-10-14-at-18.01.48.jpeg)
Policia ka gjobitur 606 qytetarë për mos mbajtjen e maskës në publik, në 24 orët e fundit. Secili prej tyre u gjobit me 3 mijë lek, duke e cuar shumën totale në rreth 15 mijë euro.
Gjithashtu, policia ndëshkoi 1 pronar lokali me 9 mijë euro, pasi nuk respektoi protokollet e sigurisë.
Ai kishte lejuar muzikën pas orës 20:00 dhe nuk respektoi mbajtjen e maskës dhe distancimin social.
Gjithashtu u gjobitën 8 qytetarë që nuk kanë pranuar t’i tregojnë punonjësve të Policisë dokumentin e identifikimit apo nuk e kanë pasur atë me vete