Crown Agents i shkruan Kryeministrit për korrupsionin në dogana – Pikat kryesore

Crown Agents i shkruan Kryeministrit për korrupsionin në dogana – Pikat kryesore

Kompania britanike Crown Agents, e cila ka ofruar për dy vjet konsulencë dhe mbështetje për doganat shqiptare me qëllim luftën ndaj korrupsionit dhe evazionit fiskal, ka hartuar një raport me gjetjet, analizat dhe mendimet e saj për gjendjen në sistemin doganar të vendit.

Shqetësimet kryesore të raportit, drejtuesit e kompanisë i kanë përmbledhur në një letër drejtuar Kryeministrit Rama, në të cilën ata kanë shprehur kritika dhe akuza të drejtpërdrejta.

Konkluzionet dhe kritikat kryesore që Crown Agents i ka bërë të ditura Kryeministrit Rama janë:

  • Kontrabanda dhe korrupsioni në dogana është shkaku kryesor në rënien e të ardhurave në buxhetin e shtetit;
  • Në doganën shqiptare ka korrupsion të organizuar e sistematik;
  • Drejtorë e punonjës të të gjitha niveleve të administratës doganore nuk kanë bashkëpunuar me Crown Agents, disa nga paaftësia, ndërsa të tjerë, në mënyrë të qëllimshme për të penguar punën e Crown Agents kundër korrupsionit dhe evazionit;
  • Vendimi i qeverisë për të rritur disa taksa, përfshi rritjen e akcizës së duhanit, ka çuar në rritjen e evazionit fiskal.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>