621 gjoba për mos mbajtjen e maskës në publik

Nga Exit News
621 gjoba për mos mbajtjen e maskës në publik

Policia ka gjobitur 621 qytetarë për mos mbajtjen e maskës në publik, në 24 orët e fundit. Secili prej tyre u gjobit me 3 mijë lek, duke e cuar shumën totale në rreth 15 mijë euro.

Në Gjirokastër u gjobit me 700.000 lekë, një 41-vjeçar nga Mallakastra, i cili tentoi të kalojë kufirin në Kakavijë, duke qenë i infektuar me COVID-19.

Në Elbasan u gjobit me 1 milion lekë një qytetar, pasi në lokalin e tij, në Hotolisht, Librazhd, ka organizuar një ceremoni martesore, në kundërshtim me masat anticovid.

Në Durrës u gjobit me 5.000 lekë, një 21-vjeçar, pasi është konstatuar përsëritës i mosmbajtjes së maskës, herën e parë në rrugë dhe herën e dytë në një automjet, me drejtuesin e të cilit nuk kishte lidhje familjare.

Gjithashtu, u gjobit me 1 milion lekë shtetasi E. B., pasi mbajti hapur lokalin e tij, në Korçë dhe ka vendosur muzikë pas orës 20:00 në kundërshtim me aktin normativ.

11 shtetas që nuk kanë pranuar t’i tregojnë punonjësve të Policisë dokumentin e identifikimit apo nuk e kanë pasur atë me vete.

Qeveria e bëri të detyrueshme mbajtjen e maskës në publik, javën e kaluar.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>