622 000 thirrje nga fillimi i pandemisë tek 127

Nga Exit News
622 000 thirrje nga fillimi i pandemisë tek 127

622 mijë thirrje janë regjistruar në Urgjencën Kombëtare që prej fillimit të pandemisë, tha Shefi i Urgjëncës Skender Brataj, në një video të postuar nga Kryeministri Rama, të dielën.

“Me ardhjen e pandemisë kemi pritur edhe 12 mijë thirrje në ditë, pastaj zbriti deri në 5 mijë. Që nga fillimi i pandemisë jemi 622 mijë e 800 thirrje, rreth 100 mijë vizita në banesa. Jemi me një rritje mbi 50%. Thirrjet për Coronën ishin të ndara. Kishte 663 thirrje në ditë vetëm për Corona. Rreth 52% e vizitave të kryera nga ne ishin vetëm për Covid 19”, tha Brataj.

Brataj tregoi se qytetarët do të shërbehen si në të gjithë botën.

Në rast përkeqësimi të situatës dhe tejmbushjes së 4 spitaleve Covid, “qytetarët do asistohen me çdo mënyrë e në çdo vend siç bën e gjithë bota”.

Sapo ra pandemia ne shtuam personel Morëm 10 mjekë dhe infermierë. Në spitale transportohen pacientët duke telefonuar vetëm përmes 127. Se po shkoi me mjetin e vetë do shkojë me dikë tjetër. Pra për të frenuar përhapjen e pandemisë ne shtuam 45 persona shtesë në punë. Me hapjen e Covid 2 pastaj lindi nevoja edhe për transport nga një spital tek tjetri. Ambulancat janë të pajisura me të gjitha mjetet e nevojshme edhe me respiratorë.

“Nuk ka ende ezaurim, nuk jemi në atë pikë. Do hapet covid 4 dhe ato rajonale, pastaj do i trajtojmë ehde në ambulancë, edhe në shtëpi, edhe në hotele, edhe kë korridore, por edhe në stadiume siç e bën edhe gjithë bota. Qytetarët do asistohen me cdo mënyrë qëllimet e tjera jashtë aspektit shëndetësor, duhet vetëm të heshtin”,- tha Brataj.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>