Ministri Çuçi "krenar" për korrupsionin në Shqipëri

Ministri Çuçi "krenar" për korrupsionin në Shqipëri

Indeksi i Perceptimit të Korrupsionit i organizatës Transparency International e ka renditur Shqipërinë ndër pesë vendet më të korruptuara në Europë, së bashku me Kosovën, Moldavinë, Bjellorusinë dhe Ukrainën.

Në një shkallë nga 0-100 (ku 100 pikë i korrespondon situatës ideale pa korrupsion fare) Shqipëria është vlerësuar me 36 pikë për vitin 2015, nga 33 pikë një vit më parë.

Ky përmirësim gati i papërfillshëm në vlerësim, që nuk e ka nxjerrë Shqipërinë nga grupi i vendeve më të korruptuara të kontinentit, për qeverinë Rama është sukses i madh i arritur në sajë të reformave të saj.

Ministri i Shtetit Bledi Çuçi deklaroi sot se “ky përparim në indeksionin e përceptimit për korrupsionin është një nga rezultatet më të mira dhe kuptimplotë të arritura ndër vite.

Të njejtën krenari ka shfaqur edhe Kryeministri Rama, në mënyrë banale, duke postuar ne në Twitter:

Transparency International: Shqiperia nje vend shume te permiresuar ne renditjen vjetore antikorrupsion! Njoftoni SHQUPin per kete skandal :-)”

Shumëkujt mund t’i duket i pavend ky lloj ngazëllimi e krenarie nga drejtuesit e një qeverie  që renditet si shumë e korruptuar edhe pse ka vetëm dy vjet e gjysëm në pushtet. Ndërsa për reflektim, as që bëhet fjalë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>