627 gjoba për mosmbajtjen e maskës në publik

Nga Exit News
627 gjoba për mosmbajtjen e maskës në publik

Policia ka gjobitur 627 qytetarë për mos mbajtjen e maskës në publik, në 24 orët e fundit. Secili prej tyre u gjobit me 3 mijë lek, duke e cuar shumën totale në rreth 15 mijë euro.

Gjithashtu, policia ndëshkoi 2 pronarë lokalesh me 9 mijë euro secilin,  pasi nuk respektuan protokollet e sigurisë.

Ata kishin lejuar muzikën pas orës 20:00 dhe nuk respektuan mbajtjen e maskës dhe distancimin social.

Gjithashtu u gjobitën 10 qytetarë që nuk kanë pranuar t’i tregojnë punonjësve të Policisë dokumentin e identifikimit apo nuk e kanë pasur atë me vete.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>