Dhoma e Tregtisë dërgon në Kushtetuese ligjin e gjobave për biznesin

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë dërgoi sot në Gjykatën Kushtetuese disa nene të Kodit Penal, ndryshuar me ligjin e proçedurave tatimore. Ligjet, të njohura ndryshe si ligjet e gjobave ndaj biznesit, parashikojnë dënimin me burg të sipërmarrësve në rast të shkeljeve fiskale. Dhoma e Tregtisë i konsideron ato antikushtetuese.

Ndryshimet në Kodin Penal nuk janë botuar ende në Fletoren Zurtare. Por në rast se Gjykata Kushtetuese i vlerëson ato si jo në kundërshtim me Kushtetutën, bizneset mund të dënohen nga 6 muaj deri në 10 vjet burg për deklarim të rremë të mallrave, tregtimin e mallrave të ndaluar, falsifikim të vulave apo kontrabandë me akcizën.

Shoqata për Mbrojtjen e Tregtarëve, gjithashtu, ka kërkuar më parë nga Gjykata Kushtetuese shqyrtimin dhe hedhjen poshtë të ligjit. Ligji u miratua në Kuvend, në kuadër të luftës kundër informalitetit, pavarsisht kundërshtimit dhe protestave të bizneseve.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>