15 shtete në ndihmë të Shqipërisë pas tërmetit

Nga Stafi i Exit
15 shtete në ndihmë të Shqipërisë pas tërmetit

Vendet fqinje dhe disa vende evropiane kanë nisur ndihma për Shqipërinë dhe kanë shprehur gatishmërinë për mbështjete, pas tërmeteve të mëngjesit të sotëm me epiqendër pranë qytetit të Durrësit.

Bashkimi Evropian do të dërgojë ndihma urgjente, pas kërkesës së qeverisë shqiptare për aktivizimin e Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të BE-së, i cili mbështet rastet e fatkeqësive natyrore.

Kryeministri Edi Rama deklaroi se më shumë se 7 shtete kanë ofruar ndihmë me burime njerëzore dhe mjete të specializuara.

Në vijim, të dhënat e deritanishme për ndihmën:

Kosova – 500 mijë euro ndihma, 110 njësi të specializuara të policisë, zjarrëfikses dhe dhjetëra mjete logjistike të Forcave të Sigurisë së Kosovës.

BE – 3 skuadra kërkim-shpëtimi nga Italia, Greqia dhe Rumania.

Italia – Helikopterë ushtarakë dhe automjete dhe ekipe të ndërhyrjes së shpejtë.

Greqia – Ndihmë me një ekip emergjencash. Ministri i Jashtëm Nikos Dendias do të vizitojë sot Shqipërinë.

Rumania – 52 ushtarë të forcave speciale.

Turqia – 8 ekspertë emergjencash dhe 2 kamionë me ndihma nga Hëna e Kuqe, ndër të tjera me çadra për 1 mijë vetë dhe batanije për 2.500 vetë.

Komisioneri për Ndihmën Humanitare dhe Menaxhimin e Krizave Kristos Stilianides tha se Hungaria, Gjermania, Kroacia, Franca, Estonia, Çekia dhe Turqia i kanë ofruar Komisionit Evropian ndihmën e tyre për Shqipërnë.

Maqedonia e Veriut – 100 mijë euro dhe një skuadër emergjencash prej 30 vetësh.

Mali i Zi – Një skuadër e ndërhyrjes së shpejtë.

Serbia – Një skuadër emergjence.

Bullgaria – 100 mijë euro, ekipe dhe pajisje shpëtimi për të lokalizuar personat nën rrënoja, pajisje të lëvizshme, ekipe mjekësore si dhe qen për ndihmë.

Përveç angazhimit të shteteve të huaja, ka pasur një angazhim të lartë qytetar. Grupime qytetarësh po mbledhin ndihma në Sheshin Nënë Tereza dhe te Teatri Kombëtar në Tiranë, si dhe në Sheshin Zahir Pajaziti në Kosovë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>