
Policia ka gjobitur 644 qytetarë për mos mbajtjen e maskës në publik, në 24 orët e fundit. Secili prej tyre u gjobit me 3 mijë lek, duke e cuar shumën totale në rreth 16 mijë euro.
523 prej tyre u gjobitën për shkak se nuk mbajtën maskën mbrojtëse.
121 prej tyre u gjobitën për shkak se nuk mbajtën maskënnë automjete private (pa lidhje familjare me drejtuesin e mjetit) dhe pasagjerë pa maska mbrojtëse në mjetet e transportit publik.
Ndërsa, 9 shtetas që nuk kanë pranuar t’i tregojnë punonjësve të Policisë dokumentin e identifikimit apo nuk e kanë pasur atë me vete.
Qeveria e bëri të detyrueshme mbajtjen e maskës në publik, javën e kaluar.