Ministria e Shëndetësisë njoftoi hapjen e një pavjoni të dedikuar për koronavirusin në spitalin rajonal të Elbasanit, me 23 shkurt. Pavjon i dedikuar për trajtimin e Covid-19 u hapë në fillim të shkurtit edhe në Durrës, Shkodër dhe Vlorë.
Hapja e spitaleve rajonale u krye pas mbushjes së kapaciteteve të 4 spitaleve Covid në vend.
Aktualisht në në spitalet COVID po trajtohen 648 pacientë, 42 në terapi intensive, nga të cilët 15 pacientë janë të intubuar.