Indeksi i Lirisë Ekonomike: Korrupsioni dhe pronësia, pengesat kryesore ekonomike

Indeksi i Lirisë Ekonomike: Korrupsioni dhe pronësia, pengesat kryesore ekonomike

Mosrespektimi i të drejtës së pronës dhe korrupsioni janë dy problemet serioze të ekonomisë shqiptare, ndërsa liria fiskale është në nivel të kënaqshëm.

Këto janë gjetjet e Indeksit të Lirisë Ekonomike 2016 hartuar nga Heritage Foundation dhe Wall Street Journal, i cili rendit vendet në bazë të lirisë së tyre ekonomike.

Shqipëria është renditur e 59-ta nga 178 shtete të vlerësuara, duke u kategorizuar si vend me ekonomi pjesërisht të lirë.

Vlerësimin më të ulët Shqipëria e ka marrë për të drejtën e pronës dhe lirinë nga korrupsioni, të vlerësuara me 35 pikë nga 100. Liria fiskale është treguesi më i vlerësuar për Shqipërinë me 87,8 pikë.

Indeksi vëzhgon 10 faktorë sasiorë e cilësorë, përfshi lirinë nga korrupsioni, të drejtën e pronës, lirinë fiskale, shpenzimet qeveritare, lirinë e biznesit, të investimeve dhe fiskale. Ai është hartuar me të dhënat e vëzhguara gjatë periudhës midis mesit të vitit 2014 dhe mesit të vitit 2015.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>